Home KRYESORE Putin: Nuk jam prej sheqeri që të shkrihem

Putin: Nuk jam prej sheqeri që të shkrihem

Kur Vladimir Putin vendosi një kurorë në varret e viktimave të Luftës së Dytë Botërore pranë Kremlinit, mes rrebeshit masiv dhe pa ombrellë, imazhi i liderit rus të bërë qull nga shiu pushtoi Twitterin.

Në një bisedë të sinqertë me disa të rinjt në Soçi, presidenti rus duket se iu përgjigj pyetjes pse nuk kishte çadër.

“Nuk mendoja dot të vendosja një kurorë poshtë një ombrelle – tha Putin- Ushtarët rusë luftuan ditë e natë gjatë Luftës së Dytë Botërore… mes shiut dhe borës. Dhe ne nuk durojmë disa pika shiu? Nuk e kisha planifikuar por po të rikthehesha pas në kohë nuk do veproja ndryshe. Mendoj se është normale. Nuk jam prej sheqeri që të shkrihem”, shtoi ai.

Shumë qytetarë rusë kanë shpërndarë foton duke e “ngritur në qiell” presidentin Putin si i patremburi./360grade.al/

Share: