Edhe pse emrat e ministrave të rinj do të mësohen në muajin shtator pas analizës pas zgjedhore, emri i Kryeparlamentarit të ri u mësua nga vetë kryeministri Edi Rama. Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
I ftuar në “Top Story”, ai konfirmoi se për të, Ruçi është 100 % emri që duhet të drejtojë Parlamentin.