Home KRYESORE Rama në Shkodër, nuk i ndahet Nard Ndokës

Rama në Shkodër, nuk i ndahet Nard Ndokës

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar shkodranët sesi do të funksionojë koalicioni i madh më njerëzit e zakonshëm.

Por në dëgjesën me qytetarët në Shkodër, Rama nuk la pa thumbur dhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës dhe deputetin Nard Ndoka.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Çfarë ka Nard Ndoka 25 vjet këtu që hyn në Kuvend dhe bëhet edhe ministër? Pse u dashka gjet një mik te Nard Ndoka dhe ti thotë drejtorit ‘jepja këtij’?

Nard Ndoka ka një gjë më shumë se ju, se vjen vërdallë që të duket njeri i rëndësishëm.

Ndërkohë që këtë fuqi duhet ta ketë çdo njeri i zakonshëm që është anëtar i koalicionit.

Si do funksionojë kjo? Nëse platforma do të marrë një denoncim konkret dhe thotë “unë jam filani, kam këtë numër telefoni dhe këtë ID dhe kam këtë shqetësim me këtë drejtor.

Shteti i qepet pas derisa ta zgjidhë dhe ti japë përgjigje”.

Shumica e problemeve këtu është te gjykatat. Aty nuk ka magji për të bërë. Më në fund ka nisur vettingu. Në shtator-tetor do fillojnë edhe rezultatet.

Por nuk është një gjë që rregullohet sa hap e mbyll sytë se janë 27 vjet mbrapshti. Kush thotë që rregullohet sa hap e mbyll sot gabon.

Problemet e gjykatave nuk i zgjidh dot qeveria dhe të themi që ti ke të drejtë. Vettingu do fillojë një klimë presioni real mbi gjykatësit dhe prokurorët që të jenë më të përgjegjshëm.

Sa i përket Bashksië është e kot që të flas unë se ju e dini mirë se çfarë mendoj unë.

Por është një rast tjetër i mirë për të gjithë shkodranët që kur thuhet se vota vlen.

Është vota që ta bën oborrin ose park ose pallat. Voltana është rezultat i votës./360grade.al/

Share: