Home KRYESORE Rama per ish-aleatët: Duan të bëhen ministra e kushërinjtë t’i kenë drejtorë

Rama per ish-aleatët: Duan të bëhen ministra e kushërinjtë t’i kenë drejtorë

Edi Rama thumboi sot nga Berati dy aleatët e Lulzim Bashës, Nard Ndokën kreun e PDK-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së, duke u shprehur se pretendojnë të bëhen ministra e të bëjnë kushërinjtë drejtorë, kur partitë e tyre nuk dihet si ekzistojnë.

Rama u shpreh se Ndoda dhe Dule dinë si të hyjnë nga dritraja kur dalin nga dera dhe nuk kanë asgjë më shumë se sa njerëzit e thjeshtë që duan poste, përveçse nuk ju vjen zor të dalin në televizor.

“Çfarë ka Nard Ndoka apo Vangjel Dule më shumë se ajo zonja që foli? Kanë vetëm një avantazh, nuk ju vjen zor të dalin në televizor. Ata dinë si të hyjnë nga dritarja kur dalin nga dera. Janë mësuar me ato partitë e tyre që s’dihet si ekzistojnë, pretendojnë të bëhen edhe ministra, të fusin edhe kushërinjtë drejtorë. Pse këta kanë pretendime dhe një njeri i zakonshëm nuk mund të ketë”,- deklaroi Rama në Berat.

Share: