Kryeministri Edi Rama në një video Live nga profili i tij në Facebook, i njohur shqiptarët me investimet që qeveria e tij do të bëjë gjatë mandatit të dytë, kryesisht ndërtime të rrugëve.
Në rubrikën që kryeministri e quan “Komunikimi i Javës”, këtë të dielë ndryshe nga videot nga zyra e tij, Rama ishte duke ecur, e në video shfaqej qielli.
Në një moment, zbulohet edhe një detaj, pasi shihet se në të vërtetë kreu i qeverisë është në plazh, shkruan Express
Këtë fundjavë, Rama ka zgjedhur ta kalojë në qytetin që e zgjodhi deputet për të dytin mandat radhazi, në Vlorë. Ndërkohë Express mëson se një natë më parë, Rama ka festuar në qytetin bregdetar me Partinë Socialiste atje, dhe mbështetësit e majtë, në shenjë falënderimi për rezultatin fitues të arritur në zgjedhjet e 25 qershorit.