Home KRYESORE Ridvan Bode thyhen heshtjen/Basha u përpoq të forconte pozitën e…

Ridvan Bode thyhen heshtjen/Basha u përpoq të forconte pozitën e…

Ridvan Bode, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, dhe një nga deputetët që u la jashtë listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Qershorit, ka thyer heshtjen, ndërsa akuzon kreun demokrat, Lulzim Basha, se në zgjedhjet e fundit u përpoq të konsolidonte pozitën e tij në PD dhe jo të fitonte zgjedhjet.

“Basha po punonte të konsolidonte pozitat e tij në PD. Shqetësim i tij ishte si të forconte pozitat e tij në parti dhe jo si të çonte PD në pushtet. Kjo nisi në që në vitin 2013 kur iu vu fshesa një pjese të mirë të strukturave në bazë. Kryetarë degësh dhe njësish dhe komunash u cilësuan të gjithë fajtorë. Të gjitha këto e dobësuan PD-në. Ai donte të bëhej një kryetar i pakontestueshëm i PD, se sa të ngrinte një trupë kompatibile dhe ta çonte PD-në në një garë si të barabartë. Strukturat në bazë ishin apatike. Disa herë bëmë përpjekje, por gjërat liheshin në mes. Deputetët u shkëputën nga zonat e tyre dhe më pas nuk u futën fare” , tha Bode, për Abcneës.

Ndërsa e konsideroi rezultatin e zgjedhjeve më 25 Qershor si më të dobëtin për PD-në, madje duke marrë më pak vota se edhe në 2013-ën, Bode thotë se i ka shprehur Bashës rezervat e tij që përpara zgjedhjeve, se kishte diçka që nuk shkonte me partinë, pasi strukturat në bazë ishin të çorganizuara.

“Basha i pranonte propozimet, por nuk i çonte asnjëherë deri në fund ato që premtonte. Ai nuk i çonte kurrë deri në fund asnjëherë ato që merrte përsipër në bisedë me ty. Kishte një retorikë të madhe mes asaj që thoshte dhe asaj që bënte.

Ai hoqi simbolet dhe figurat e PD për të krijuar një forcë siç e donte ai. Tha që kishte një listë fituese. Ai tha se kjo i kishte shtuar njerëzit në mitingje, por në fakt ai nuk bëri asnjë miting. Kam dëgjuar që tani na akuzojnë se nuk bëmë fushatë aq sa duhej, por neve nuk u thirrëm dhe nuk na u dha asnjë detyrë në fushatë. Më erdhi keq që nuk isha në listë, por më keq më erdhi për mënyrën se si ndodhi”, tha Bode. /360grade.al/

Share: