Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e “Arena” në Ora News tha se është plotësisht kundër koalicionit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe se duke qenë në krye të PD-së do ta anulonte këtë. Ai u shpreh se ky koalicion nuk është vetëm në dëm të PD-së, por edhe gjithë Shqipërisë.