Rivali i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, Eduard Selami tha se ka hyrë në këtë garë për të fituar. Pavaresisht se askush e beson kete fabul, në një intervistë për “Studio e hapur” ai tha se ishte i gatshëm të largohej nga gara nëse kryesia e PD-së do të rrëzonte Astrit Patozin edhe ai do të largohej nga gara.
Selami pranoi se Patozi i ka kërkuar tërheqjen në një drekë, por ai nuk ka pranuar.
“Përgjigja ime për ta është e njëjtë. Ndajmë të njëjtat shqetësime, por jo të njëjtën rrugë. Sigurisht që gara do të ishte më e mirë me Topallin dhe Patozin kandidatë. Por ata vendosën që të mos kandidonin”, – tha Selami…