Policia e Gjirokastrës ka gjetur 1500 bimë kanabis në fshatin Labovë e Vogël. Bima e mbjellë në kubik është konstatuar në vendin e quajtur “Mavrambël”. Të arrestuarit janë:
Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).
Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.
(Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).
Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës)
(Për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.)
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.