Home KRYESORE Shkrihet IKMT e Shkodrës dhe Lezhës. Priten prishje te tjera ndertimesh!

Shkrihet IKMT e Shkodrës dhe Lezhës. Priten prishje te tjera ndertimesh!

Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar tё Mbrojtjes sё Territorit shkarkoi nga detyra tё gjithë inspektoret e degës sё IKMT pёr Shkodrёn dhe Lezhёn.

Përgjegjësi i degës dhe 6 inspektorёt janë larguar nga detyra per shkak tё neglizhencёs dhe mosveprimit gjatё inspektimit tё territorit pёr ndërtimet pa leje.

Kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici ёshtё shprehur se tashmё janё nisur nga Tirana inspektorё dhe mjete, pёr tё nderrmarrё veprime tё menjёhershme kundёr ndertimeve pa leje nё zonёn e Velipojёs, apo nё zona tё tjera ku janё vёrejtur.

Bici thotё se pavarёsisht se vendi ndodhet nё sezonin turistik, nga ana e IKMT nuk do tё ketё asnjё lёshim pёr kundervajtёsit e ligjit, apo ata qё e mbyllin sytё e veshёt pёrballё shkelёsve./lapsi.al

Share: