Home KRYESORE Topalli denoncon: Njerëz misteriozë survejojnë shtëpinë time

Topalli denoncon: Njerëz misteriozë survejojnë shtëpinë time

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka bërë dje një denoncim të pazakontë. “Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz se kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane. Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën kur sulmonte Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodhi as në komunizëm”,- deklaroi Jozefina Topalli në një intervistë për ABC Neës.

Ish-kryetarja e Kuvendit nuk ka dhënë detaje se kush mund të jetë personi i interesuar për përgjimin e jetës së saj dhe familjarëve të saj. “Dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve”,- tha ajo.

Një denoncim i tillë i bërë nga ish-numri i dy i shtetit dhe një prej deputeteve më të rëndësishme të PD-së në historinë e demokratëve, tregon për një përplasje jo thjesht politike. Përveç raportimeve në media, dje nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë qëndrim të ish-kryetares së Parlamentit.

Topalli nuk tha emra se kush mund të jenë personat e interesuar në vëzhgimin apo përgjimin e asaj personalisht dhe të familjes së saj. Vetëm aqsa ka deklaruar mjafton që institucionet të vihen në lëvizje apo partia e saj të mbaj një qëndrim të forte publik. Por informacionet vijnë se “vëzhgimi” i vjen nga kolegët e saj apo drejtuesit e selisë blu. Ose mundet dhe shërbimi sekret. Kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha që po ndodh te Partia Demokratike.

Sepse është një gjest jo vetëm i dënueshëm ligjërisht, por edhe një minus i madh moral që merr gjithë partia më e madhe në opozitë. Nëse kjo akuzë vërtetohet nga organet e specializuara (nëse duan), atëhere sherri në PD ka thyer çdo rregull normal brenda një partie, dhe ka kaluar në metoda të shërbimeve secrete, deri diku si mafioze. I pari që duhet të reagojë ndaj këtyre qëndrimeve është vetë Lulzim Basha. Ndërkohë që dhe ish-kryeministri Sali Berisha, si personi që ka autoritetin e duhur tek e djathta duhet të ndërhyjë.

Tashmë nuk diskutohet më vetëm çështja e garës në PD, pasi ajo dihet si do përfundoj, sepse e ka të fituar Lulzim Basha, por po diskutohet morali i gjithë PD-së dhe opozitarizmit në vend. Boll amoraliteti i pazarit të mesnatës Basha-Rama, por kësaj po i shtohet përgjimi i Jozefina Topallit nga struktura parale paramilitarë të PD-së ose në bashkëpunim me organe të specializuara shtetrore.

Share: