Deputeti Gjirokastrës për PD-në, Tritan Shehu ka deklaruar se e djathta është e hapur për bashkëpunim me opozitën, forcë e cila doli në opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që bëjnë opozitë. Por PD do të mbetet forca kryesore e opozitës” u shpreh Shehu.
Gjatë një interviste për Report Tv, ai tha se marrëveshja Rama –Basha do të vijojë pasi ishte një marrëveshje e cila pati shumë anë pozitive.
“Ajo marrëveshje ka elementë pozitiv që ka lidhje me votimin elektronik, përmirësimin e rolit të qytetarëve në zgjedhjen e deputetëve, elementë që lidhen me luftën kundër drogës uroj që kjo qeveri të ecë në këtë rrugë. Ne jemi gati për votim elektronik, ne ishim të parët që ngritëm zërin për dekriminalizimin. Jemi gati të bashkëpunojmë, por i takon qeverisë të marrë masa të luftojë ne bëjmë opozitën jemi afër qytetarëve”./lapsi.al