Home KRYESORE Vasili sulmon Ramën: Shkollëpak që lexon përrallat…

Vasili sulmon Ramën: Shkollëpak që lexon përrallat…

Nga petrit Vasili

“Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit

Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë:

Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin.”

Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij”.

Rama po zhvillon dëgjesa publike me qytetarët por ka bërë edhe takime me përfaqësues të administratës, ku kanë diskutuar se çfarë duhet të bëhet më mirë.

Share: