Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë një grup qytetarësh që protestonin kundër ndërtimit të një blloku pallatesh në vend të një parku publik. Në videon e postuar më poshtë shihet ndalimi i Arlind Qorrit, një aktivist i njohur. Banorët janë kundër vendimit të firmosur nga kryebashkiaku Veliaj dhe janë konfliktuar me ndërtuesit dhe policinë. Banorët kanë prishur edhje një pjesë të gardhit rrethues të kantierit të ndërtimit. “Parku është i qytetarëve”, kanë thirrur banorët, te cilët nuk duan që në lulishtja e lagjes të kthehet në pallate. Në vendngjarje janë edhe forca policore. Një pjesë e rrugës kryesore është mbajtur e bllokuar nga qytetarët. /lapsi.al/