Home KRYESORE Video+Foto/ Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë shkund Turqinë dhe ishujt grekë duke...

Video+Foto/ Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë shkund Turqinë dhe ishujt grekë duke shaktuar Cunami

Një tërmet i fuqishëm 6.7 ballë ka shkundur qytetin turistik të Bodrumit në perendim të Turqisë dhe disa ishuj grek duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar dallgë në detin Mesdhe të cilat kanë vërshuar në brendësi të qytetit, shkruan “Anadolu Agency”. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar dallgë në detin Mesdhe, për pasojë është krijuar një cunam i cili ka prekur dhe ishujt grekë. Më të prekur nga tërmeti janë ishujt grekë Kos dhe Rhodes.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë me epiqëndër në Bodrum në jugperëndim të Turqisë ka shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet turistike në Mesdhe dhe Detin Egje. Cunami goditi disa plazhe duke përmbytur disa hotele dhe bare dhe duke nxjerrë barkat në rrugët e qytetit. Deri tani janë raportuar dy viktima në ishullin e Kos, nën një tavan të shembur, ndërkohë që grupet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar. Kryebashkiaku i Kos tha se të paktën 100 vetë janë të plagosur, dhe se përpos tëmetit ishulli ishte goditur gjithashtu edhe nga cunami.

Gjithashtu në Turqi, të paktën mbi 70 persona u dërguan në spitalin e Bodrum, nga të cilët shumica ishin lënduar gjatë përpjekjeve për të lënë ndërtesat gjatë lëkundjeve. Nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale dallohen ndërtesa të shembura, mure të çara dhe mijëra njerëz që kanë vërshuar në rrugë nga paniku./360grade.al

Share: