Në përfundim të votimit, Komisioni i Operacioneve Elektorale bëri publike të dhënat përfundimtare të pjesmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit.
Nga llogaritjet rezulton se pjesëmarrja është afërsisht 57.5% e anëtarësisë. Sipas njoftimit për mediat votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Eshte kjo nje shenje e ndarjes se PD ne dysh? Sigurisht qe duhet pritur, por padyshim qe kryetari i zgjedhur do drejtoje nje PD tjeter nga ajo qe mori para 4 vitesh…