Home KRYESORE Atentat me tritol ndaj presidentit të Kamzës? Policia konfirmon.

Atentat me tritol ndaj presidentit të Kamzës? Policia konfirmon.

Policia e shtetit konfirmon atentatin me tritol ndaj Presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri.

Sipas një njoftimi zyrtar thuhet se ditën e hënë rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112 është bërë një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.

Policia thotë se ne vendin e ngjarjes menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të Naim Qarrit, të dëmtuar në pjesën e parme dhe se gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë e shtetit.

Share: