Home KRYESORE Biznesmeni që iu bë atentat: Nuk i dallova kush ishin, vetëm shtova...

Biznesmeni që iu bë atentat: Nuk i dallova kush ishin, vetëm shtova shpejtësinë

Ditën e sotme policia ka bërë me dije se i ka identifikuar dy autorët e antentatit të djeshëm ndaj biznesmenit të ndodhur në Shijak.

Mësohet se Gjoka ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz” të blinduar të tipit të ri. Në momentin që drejt tij u qëllua me breshëri automatiku, biznesmeni ndodhej së bashku me të shoqen dhe fëmijët. Si pasojë e të shtënave, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Sipas dëshmisë së vetë Gjokës, mësohet se nuk ka pritur që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje, por në kushtet e tronditjes ai së bashku me familjen i është drejtuar menjëherë komisariatit të policisë, ku ka denoncuar atentatin që ishte përgatitur ndaj tij.

Ai në dëshminë e tij ka deklaruar se u qëllua nga një automjet që ecte paralelisht me të, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Shijakut. Biznesmeni u ka treguar oficerëve të policisë se nuk ka arritur të dallonte armën e zjarrit me të cilën u qëllua apo se kush mund të ndodhej brenda në makinë, pasi sapo ka dëgjuar të shtënat, ka tentuar të shtojë shpejtësinë e mjetit për t’u larguar sa më parë që aty. Për policinë, mësohet se pista kryesore e atentatit mbetet e kaluara e biznesmenit në Itali.

Biznemeni është një emër i njohur për autoritetet, pasi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale si “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Trafikim i personave”./lapsi.al

Share: