Home KRYESORE CIA për Shqipërinë: Pikë aktive e trafikut të drogës, po zgjeron organizatat...

CIA për Shqipërinë: Pikë aktive e trafikut të drogës, po zgjeron organizatat në Europë

CIA amerikane shkruan se Shqipëria është një pikë aktive e trafikimit të drogës nga Azia Jugperëndimore drejt Ballkanit dhe Europës.

Sipas CIA-as, në një masë më të vogël, nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. Të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë (shiko foton poshtë).

CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj. /LAPSI.AL/ 

 

Share: