Home KRYESORE Deputeti i PD Boci ironizon Ramën: Do futemi në BE me atlete…

Deputeti i PD Boci ironizon Ramën: Do futemi në BE me atlete…

Nga Luciano Boci

Mbani frymën sepse lajmi “i madh” po na vjen!!!!

– Nga nesër, PS shpall “qeverinë e mosvarme”…. nga PS-ja!

– Nga nesër, mbaron qeveria e duarve në tepsi dhe fillon qeveria e lezetit të tenxheres e sahanëve (lëpirësëve), e kusisë dhe kusarisë.

– Dora vetë Rama II-të, e ka shpalosur devizën për qeverinë e re:
Vidh “më shumë, me më pak” njerëz!

– Nga nesër, “124” kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve “live” të Ramës, “s’do kenë vrimë miu ku të futen”……përveç zyrës së Ramës.

– Nga nesër, hashashi shpallet “non grata”….. për qeveritarët! Është jashtë mode….. se kena nevojë për “koka”- shteti e jo për gjethe…

– Nga nesër, zjarret “do ngrijnë” nga hutimi për “zjarrmin” e plasur të qeverisë së re!

– Nga nesër shqiptarët do gjejnë “lumturinë” e humbur, sipas parimit “ishim keq, kur ishim mirë”…. përveç njërit, “hallexhiut timonier” Ramë.

– Nga nesër, shpallet, më në fund, fillimi i proçesit të hyrjes së BE – së në Shqipëri….. me atlete.

Rrnoftë qeveria! Lavdi votuesve!

Share: