Home KRYESORE EMRAT/ Katër deputetë s’kanë mbaruar ende shkollën. Ja më jetëgjatët në Parlament!

EMRAT/ Katër deputetë s’kanë mbaruar ende shkollën. Ja më jetëgjatët në Parlament!

Sali Berisha, Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko janë tre deputetët më të vjetër të Parlamentit të ri 2017-2021.

Të tre politikanët me eksperiencë kanë qenë prezent në jetën politike, por edhe në jetën Parlamentare. Seanca e parë e Kuvendit, e cila do të nis në jav- ën e tretë të muajit shtator do të çelet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, nëse këtë do ta pranojë ish-kryeministri Sali Berisha.

Parlamenti që doli nga zgjedhjet e 25 qershorit, u “spastrua” nga liderët politik nga ata që cilësoheshin si “xhaketat e vjetra”.

PS-ja nuk rikandidoi për mandat të ri, Namik Doklen, Arta Daden, Valentina Leskajn, kurse PD-ja “eliminoi” deputetë me eksperiencë si Jozefina Topalli, Arben Imami apo Astrit Patozi, Genc Ruli etj.

TË RINJTË

Kuvendi i ri do të ketë një përfaqësim interesant këtë legjislaturë, pasi do të ketë 4 deputetë të rinj, të cilët janë ende student.

Tre deputete femra janë dy në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që janë Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, ndërsa studentja e tretë është deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala. Mehmeti vazhdon studimet për Inxhinieri, Kërpaçi për mjekësi dega Farmaci, kurse deputetja Lala vazhdon studimet për degën Financë.

Ndërsa studenti i katër, por që ka mandat deputeti është Anduel Xhindi. Sipas CVsë së tij të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë. /Panorama

Share: