Home KRYESORE Flet shkenca: Meshkuj, për të mirën tuaj, qethuni tullacë!

Flet shkenca: Meshkuj, për të mirën tuaj, qethuni tullacë!

Nuk ka dyshime që shumica e meshkujve të famshëm janë tullacë. Dhe kjo, sipas një studimi të fundit, nuk është një rastësi.

Sipas Albert. E. Mannes, i cili drejtoi studimin, 600 pjesëmarrësve vullnetarë iu treguan fotografi të meshkujve me modele flokësh të ndryshme. Kur studiuesit i pyesnin se cilët prej meshkujve ishin më të suksesshëm, më mashkullorë dhe më dominantë në shtrat, shumica prej tyre përzgjidhnin fotografitë e meshkujve tullacë.

Pra, si përfundim, meshkujt tullacë japin imazhin që tërheqin femrat dhe janë të suksesshëm, ndërkohë që më pak të preferuarit ishin meshkuj që kishin shumë pak flokë.

Ndaj, herën tjetër kur të shkoni te berberi, provoni një herë të qetheni tërësisht, mund të jetë vendimi më i mirë i jetës tuaj!
/360grade.al

Share: