Pergjigje Zotit Sheshian
Tesheshi.com, nje portal te cilin e shoh per here te pare, ka botuar online nje koment rreth kronikes sime kushtuar Peligrinazhit Bektashian ne malin e Tomorit (“Top Channel e ka seriozisht. …”).
Per arsye praktike, le ta quajme artikullshkruesin anonim te Teshesh-it Zoti Sheshian.
Zoti Sheshian merr persiper ta ironizoje kroniken time duke arsyetuar se perdorimi i fjales Demokraci eshte i pavend, sic shkruan ‘demokracia qe eshte nocion politik i vone, nuk kishte pse te shtohej te aspiratat e Abaz Aliut.
Termi Demokraci nuk eshte nje nocion politik i vone! Demokracia pikerisht si nocion politik shfaqet qe heret ne Greqine e lashte dhe te Roma e lashte. Mos valle rendom ju shfaqet ne menyre te pashmangshme shablloni stereotip i perdorimit ditor politik i ketij termi.
Cambridge English Dictionary jep, krahas tjerash edhe kete perkufizim tek termi Demokraci : The belief in freedom and equality between people!
Nuk jane keto aspirata te pavend e as te largeta nga e drejta dhe barazia.
Ne fillimin e shkrimit, thuhet: “Abaz Aliu, nje figure mitike….”. Nga fundi i shkrimit te vet, po vete shkruan se “permendja e demokracise te Abaz Aliu nuk mbeshtetet ne ndonje refrence historike “
Si mund te kerkoni referenca historike kur behet fjale per figura mitike (sipas jush)?
Jam e hapur per verejtje pa ngjyrime emocionale. Por komforti i anonimatit nga ana juaj le per te deshiruar. Kur merrni pozicionin nga kompjuteri juaj te quani jo skrupuloze punen e nje gazetareje qe te pakten ka shkuar deri aty e ka prodhuar nje material te cilin ju keni deshire t’i beni tjerrje fjalesh. Prandaj me shije te hidhur e me humor ose jo kesaj i thone “Gjej shesh e bej pershesh”, Z. Sheshian.