1.Është një thënie e njohur diku që thotë se ;”Urrejtja ndaj islamit po bëhet gjithnjë më e madhe se sa dashuria ndaj demokracisë (!), ose, dashuria ndajë demokracisë, po bëhet gjithnjë më e vogël, se sa urrejtja ndaj islamit”! Gjithashtu, edhe një tjetër që thotë; “Largohuni nga ekstremizmi në fe, sepse ekstremizmi dhe pamaturia në fe i kanë shkatërruar ata që kanë qenë para jush”!
2.Qytetarët e rëndomtë shqiptar nuk kanë ndonjë arsye të theksuar që t’i frikësohen islamit burimor, ose, nuk kanë arsye ta urrejnë islamin si fe me parime dhe fondamente monoteiste, paqësore! Ngase, çështja e cilitdo besim mbrohet, garantohet dhe kategorizohet me legjislacion dhe me Kushtetutë dhe me ligje. Ata, kanë arsye shumë më tepër që t’u frikësohen interpretuesve injorant, medieve dhe rrjeteve islamofobe, e sidomos mercenarëve të frustruar islam e joislam!!
3. Në kushtet dhe rrethanat e disa proceseve dhe zhvillimeve globale, paragjykimi i islamit si fe monoteiste (s ‘bashku me krishterimin dhe judaizmin), sot në mediet globale dhe rrjetet sociale, është në rritje e sipër! Ajo çka është më shqetësuese, është fakti që interpretimet nuk po bëhen nga ekspertët profesional dhe njerëzit kompetent të fushave dhe lëmive përkatëse, por nga mediokret medial, pastaj islamofobët dhe grupet e ndryshme dogmatike të proveniencës islame dhe joislame.
4. Natyrisht, interpretimet e tilla jokompetente, sjellin edhe stigmatizim e stereotipizim që e vështërsojnë depërtimin e vizionit paqësor të islamit të vërtetë! Dhe si pasojë i gjithë këtij “mobiliteti” dosido antiislam, paraqitën edhe tendenca monopoliste mbi të “vërtetën” e vërtetë islame! Thënë me thjesht, paraqitën devijime apo ekstremizma të të gjitha llojeve dhe ngjyrave. S’këndejmi, këtyre tendencave nuk mund t’u ikin as shqiptarët e Ballkanit, e as boshnjakët që rastësisht apo jo rastësisht mbetën mysliman me përkatësi fetare!
5. Tani, koha e globalizimit (si më tha një mik një ditë: “na çoroditi” krejt!?) është e vërtetë kohë që ka prodhua shumë armiq dhe shumë mundësi të keqinterpretimeve, për këto religjione monoteiste, e në veçanti për islamin! Shqiptarët, s’ka shans që të implikohen në këto “lojëra” morbide dhe të qëllimshme globale, për një arsy shumë të thjesht: ndjenja kombëtare gjithnjë ka qenë shumë më e fortë se ndjenja fetare. Por, ata fakt që do atakohen edhe për një kohë me stigmatizime e paragjykime nga më të ndryshmet, si nga “qendrat” islamofobe, ashtu edhe nga mediokritetet mediatike, te cilat të frustruara dhe të frymëzuara nga trendet globale, përpiqen t’i konfrontojnë gjëja “dallimet” fundamntale midis religjioneve monoteiste!
6. Midis këtyre qendrave “islamofobe dhe jo islamofobe”, padyshim që sot më të “afirmuarit” dhe më të zëshmit në sferën e sigurisë politike e sociale, e sidomos kulturore janë ata që ndërlidhen me termat, e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Ekstremizmi, si një platformë sociopolitike dhe padyshim edhe fetare, në fakt ka të bëjë me grupe të atilla sociale, politike e edhe fetare, të cilat kanë probleme serioze me identitetin e tyre të luhatur, kontestuar, apo edhe tē humbur për shkaqe të ndryshmet sociale, politike, kulturore, e civilizuese!
7. Në fakt ideja apo synimi i njeriut, që nga fillimet e hershme sociopolitike ishte dhe mbetet ai i “vetëkërkimit”, për origjinën e tij, se kush është ai, prej nga vjen, dhe ku shkon? Një synim identik i “vetëkërkimit”, duket se ka të bëjë edhe me grupet, komunitetet, kombet, bile bile edhe religjionet e shtetet (e reja sidomos!)! Pra, imitimi apo identifikimi i shteteve (të reja dhe të vogla sidomos!), me shtetet e mëdha dhe me influencë globale, është pothuajse normal dhe i dukshëm edhe në kohën tonë. Kjo vlen posaçërisht për SHBA-es, Rusinë, Kinën dhe Indinë.
8. Në këtë proces “vetëkërkimi” identitar, pësojnë më së shumti vendet dhe shtetet e ndara (padrejtësisht e historikisht), shtetet e varfra, ato me territor të vogël, e sidomos vendet dhe shtetet që kanë pozitë strategjike në këmbimet, tregtare, sociale e kulturore. Andaj, pakënaqësitë, mospajtimet lidhur me mënyrat e krijimit të raporteve (lexo; varësive të reja; ekonomike, politike, civilizuese dhe sosh kulturore)është e natyrshme të sjellin edhe mendime dhe gjykime “laramane” në (mos)kyçjet e reja me hegjemonët e kohës! Si pasojë, lindin edhe pozicionohen grupe të pakënaqura me këto procese e rrjedha; lokale, rajonale, kontinentale e globale. Për të kuptuar më mirë këto trende global, mendoj që është e udhës të shohim se cka po (nen)kuptohet psh. me termin apo konceptin e shpërndarë dhe të njohur gjithandej në glob.
9.Çka është fundamentalizmi islam? Nëse, dëshirojmë t’i japim një përgjigje tipike shkencore sociologjike, atëherë patjetër që: fundamentalizmin islam duhet shpjeguar edhe si reagim ndaj krizës së identitetit të krijuar nga (post)modernizmi, ndaj tepricës së shoqërive konsumatorizmit, ndaj pafuqisë së imponuar nga padrejtësitë strukturore dhe liberalizimit global të tregut. Faktikisht dhe fatkeqësisht, këtë ĺloj fundamentalizmi (se janë prezent ne skenën globale edhe të tjerët…por, me pak gjithsesi ) po e “ushqejnë” ekspansioni marramendës i tregut, (që rezultoi me kolapsimin e komunizmit dhe rënien e Murit të Berlinit), dhe interpretimi i fragmentarizuar që i bëhet islamit të sotëm.
10. Duke shikuar, nga ky këndvështrim islami burimor, po bëhet apo të paktën pretendohet të imponohet, jo më si kundërshti ndaj perëndimit, por, si alternativë globale sociale e politike.Ndërkaq, duhet ditur dhe kuptuar që diskursi mbi fundamentalizmin islamik, në fakt në tregun global, është vetëm një katërpërcishi i asaj që është në të vërtetë. Këtu, para së gjithash s’duhet harruar joshjen që mund ta krijojë në të ardhmen rreth temave mbi; egalitarizmin, përgjegjësinë rreth diversitetit (social, ekonomik, etnik, racor, etj.); konsultimin dhe konsensusin; etj. që realisht i bie një ngatërrim (herë e qëllimshëm, e herë i paqëllimshëm!?) midis asaj që shquhet si edukim fetar dhe histori fetare te religjioneve!
11. A janë njëjtë edukimi fetar me historinë fetare, dhe pse po ndodhë terrorizmi?Duhet kuptuar digresionin se; edukimi mbi etnopsikologjinë fetare dhe çështjet e fakteve rreth historive fetare, nuk janë e njëjta gjë! Ngatërrimi, i këtyre dy kategorive, përveç keqkuptimit social, sjell edhe trauma në sferën shpirtërore (diversitet dhe ndarje kompleksive) dhe pasoja në sferën politike (paragjykime dhe stereotipizime absurde). Ato do ndikojnë edhe më tej në formimin, brumosjen dhe kalitjen e secilit i individ, edhe për shkakun se njeriu vërtetë akoma mbetet një “zoom politikom”, social që vulos të tashmen dhe të ardhmen e vetë…., pandalur! Terrorizmin nuk e provokon aq shumë feja, sa e bënë atë ekspansioni i grykësisë së kapitalizmit grabitqar, dhe shërbimet militante të grupeve mercenare që janë në shërbim të dominim (kaosit!) global! Pra, kur kërkohen terroristët, thjesht, duhet të kërkohen njerëzit që blejnë armatim të dyshimtë terrorist, e jo sish që i luten me sinqeritet Krijuesit! ….!
12. Ky termë, si dukuri dhe fenomen sociologjik, është edhe një forme tejet e komplikuar e “trajnimit”të dhunës politike. Për te thuhet që është edhe një lloj ekstremizmi me doza politike! Kurse, ekstremizmi më saktë, mund të definohet si një lloj sjelljeje e atillë sociale që “vegjeton”, gjithnjë midis asaj që është e lejuar dhe asaj që është e sanksionuar!Pra, ai është sikur një lloj “parakalimi” mbi një zonë të “minuar”! Për nga numri, ekstremistêt asnjëherë nuk janë shumë, por, janë zhurmues dhe fanatik në qëllimet dhe synimet e tyre! Çfarëdo qofshin, dhe prej kujtdo qofshin, ato! Në politikë, ekstremizmi zakonisht manifestohet si “një lloj animimi i qëllimeve të kornizuara ekstreme, që pretendon gjithnjë të fuqizohet përmes metodologjive normale! Në fakt, ekstremizmi mund të thuhet dhe definohet edhe si një lloj devijimi i skajshëm, edhe për shkak se “vullnetarisht” ikën dhe sistemohet në normat sociale, sportive, politike, e sidomos ato fetare.
13. Ajo çka i jep “shpirt” dhe karakter fenomenit, apo “dosjes” së ekstremizmit janë kryesisht motivet dhe qëllimet politike! Motive dhe qëllime këto, që me karakterin e tyre politik, ekstremizmin e katapultojnë drejtpërdrejt në fushëbeteja dhe ngjyrime; fetare (monoteiste) e ideologjike (djathtiste e majtiste). Ekstremizmi ideologjik, një rrezik për religjionet monoteiste
Tani, ekstremizmi ideologjik djathtist (ai fetar), e kundërshton globalizimin shkaku ruajtjes dhe konservimit të fondamenteve fetare; kurse, ekstremizmi majtist (ai social komunist), globalizimin e projekton si gogol, edhe shkaku i rrezikut nga varfëria…! Kështu që procesi i “vetëkërkimit”, është kogja kompleksiv dhe shumëdimensional. Kompleksiv, shkaku se problemet identitare shpërfaqën tani si probleme akute, që kërkojnë urgjenca definimi dhe qartësimi! Kurse shumëdimensional, shkaku se dilemat ekzistuese civilizuese, tek këto vende e shtete të vogla, dhe të varfra, bëhet shpeshherë problematik dhe i rëndësishëm si për “sponzoruesit dhe arkitektët” e pavarësimeve dhe shteteve që u jepet peshë dhe rendësi, qoftë rajonale (Ballkani) apo kontinentale (Azia). Kështu që “krizat” identitare të stilit; “kush jemi ne, prej nga vijmë, dhe ku shkojmë”, edhe si shtet, vend e komb, sot janë përditshmëri!
14. Sipas Samuel Huntigtoni, kjo gjendje dhe “krizë” identitare, mund të tejkalohet përmes disa mënyrave. Përmes ndihmës së institucioneve shtetërore, elitave (politike, ekonomike, e kulturore),dhe natyrisht popullsia, e cila duhet të informohet për nevojat, detyrimet dhe kahet e ndryshimeve eventuale, si edhe ndihma nga perëndimi (aludimi është; Amerika dhe Evropa). Duhet kuptuar që integrimet evropiane korrespondojnë me proceset globalizuese
15. Nevoja për një epistemologji sociale të religjioneve monoteiste
Nëpër shkolla publike, sot në botën postmoderne, s’duhet të mbetet më një cilësim paragjykues dhe tentim stigmatizimi për religjionet monoteiste, ashtu siç ishte, apo edhe është aktualisht, në pothuajse shumicën e vendeve të tranzicionit, por, është një nevojë imediate e kohës në mënyrë që t’i shmangemi fundamentalizmave, ekstremizmave dhe terrorizmave të të gjitha llojeve dhe niveleve.
16. Përvoja evropiane na dëshmon se njohjet shkencore (e jo ato pseudo-shkencore) të historive të religjioneve monoteiste (një sferë goxha komplekse dhe e ngarkuar shpesh edhe me klishe pseudo-ekumenike) janë treguar si të shëndetshme edhe për faktin se, mes tjerash,
a) kanë zbutur mendjet paragjykuese,
b) kanë shëruar patologjitë sociale, dhe
c) kanë reduktuar frustrimet e individëve, grupeve, komuniteteve, por edhe të popujve dhe shteteve të ndryshme evropiane. Pra, kjo iniciativë assesi s’duhet kuptuar dhe interpretuar si tentim për të futur “mësim besimin fetar” nëpër shkolla publike, por si një koherencë kulturore, pra si një njohje ndërfetare midis religjioneve dhe si përvojë e qëndrueshme, ku përmes njohjeve reciproke ndërtohen urat mes feve, konfesioneve, racave, civilizimeve dhe kulturave.
17. Mosnjohja apo mosdija e religjioneve për njëri-tjetrin s’është përparësi, por, pengesë që ka prodhuar, po prodhon dhe do të prodhojë pasoja negative në njerëz dhe të mira materiale, si edhe një frustrim deri në nivel kontinental e global! Kjo, tanim prodhon padyshim edhe fenomenin tjeter aktual e me përmasa globale, te shquar dhe te identifikuar si terrorrizem.”Terrorizmi; nuk ka as komb, as shtet, as … e as fe…! Bota në të cilën po jetojmë ne shquhet si botë e rrezikshmërisë (Risikogesellschaft) së shkallës së lartë!” (Ulrich Beck, Risk Society, 325.2009)
22. Dilema “hamletiane” për mendimin tim qëndron në atë se: a duhet ne nga pragu ynë lokal ta refuzojmë dhe ta kundërshtojmë këtë të keqe (gjë që jam tërësisht dakord!), që ka marr përmasa të paparashikuara, apo, duhet të mësohemi të “bashkëjetojmë”me te?
18. Përgjigjen (lidhur me terrorizmin)… po e ka problem e gjithë bota ta gjej! Problemi, (tek shumica e sociologëve bashkëkohor, te paktën çka kam mund ta shoh) qëndron të shkaqet. E ato, mund të gjenden gjithandej: edhe ne tendencën e dominimit, eksploatimit, ndryshimit, imponimit, subordinimit… te kombeve, shteteve, vendeve, rajoneve, kontinenteve…! Por, edhe në synimet vetëpërjashtuese të shtetetve në rënie, kulturave dhe agjentëve tjerë dominues sot ne botë.
19. Tekefundit, kjo është natyra e njeriut, shoqërive, shteteve… etj. por; gjithsesi jo edhe e civilizimeve për të vetmin shkak, se; civilizimi (qytetërimi) është term shumë më gjithëpërfshirës më vetërcaktues, më vetëkërkues dhe shumë më vetëemancipues.!?