Home KRYESORE Kalifati është në krizë, terroristët jo!

Kalifati është në krizë, terroristët jo!

Nga Lirio Abbate

“Shteti islamik”, i shpallur në vitin 2014-të në Mosul nga i vetëquajturi “kalifi” Ebu Bekr al-Bagdadi është reduktuar në masë të madhe, në sajë të sulmeve të qëndrueshme ushtarake, të cilat i kanë ndrydhur ati jo vetëm territorin, por edhe resurset ekonomike.

Megjithatë, kjo rënie në Lindjen e Mesme, ka gjasa të bëjë që zhvillimi i sulmeve në Europë të jetë edhe më i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm. Sigurisht, lufta nuk është mbrapa as në Irak dhe Siri.

Humbjet e Mosulit dhe Raqqës, si dhe rrethimi i Tel Afar-it dhe qyteteve të tjera të rëndësishme strategjike, nuk përfaqësojnë fundin e “Kalifatit”, ku ai ka lindur, pasi kjo do të vendoset vetëm atëherë kur lufta të ketë mbaruar. Por në çdo rast është e mundshme që objektivat globale të xhihadistëve të mbijetojnë edhe pas humbjës së kontrollit mbi territorin dhe të vazhdojnë më pas, duke qenë një rrezik edhe më i madh për Perëndimin.

Mirëpo, strategjia aktuale e ISIS-it është për të zhvendosur betejat në Europë, duke lëshuar mbi të ekstremistët pa udhëheqës ose “ujqërit e vetmuar”, kryesisht të rinj që kanë lindur dhe janë rritur në vendet ku dhe janë piketuar që sulmet të ndodhin.

Shumica e atyre që janë angazhuar në sulmet terroriste në Europë, veprojnë pjesërisht ose me shumë pak intensitet, duke u koordinuar mjaft mirë me grupet e tjera përmes thirrjeve që u vinë nga shkretëtira. Zakonisht, urdhërat, janë shpërndarë nëpërmjet internetit.

ISIS ka përmirësuar strategjitë e komunikimit të xhihadit, duke krijuar një sistem që përhapet mirë, të strukturuar dhe shumë të degëzuar. Në videot më të shpërndara nga “Shteti Islamik”, të disa muajve më parë, vihej re dominimi i fjalimeve ku theksohej fort madhështia dhe fuqia e “Kalifatit”. Tashmë ata janë shqetësuar se u nevojitet për të mbrojtur territoret e tyre në disa shtete evropiane nga tradhtarët.

Ndërkaq, analistët mendojnë se për këtë qëllim, ISIS ka zgjedhur të përdorë në komunikimet e veta një target-grup të ri, që sigurisht është më i ndjeshëm ndaj gjuhës utopike që fokusohet në idenë e “luftës” dhe “rezistencës” kundër të “pafeve”.

Kjo mënyrë komunikimi me ushtarët e gatshëm që jetojnë në vendet perëndimore është shumë e rëndësishme për “Shtetin Islamik”, pasi kryen shumë mirë dy funksione: përveç bindjes së ushtarëve që jetojnë në Perëndim, siguron dhe përkrahësit në Siri dhe Irak për faktin se pavarësisht nga humbjet, lufta ende nuk ka përfunduar. Në fakt, ajo, shtrihet gjithnjë e më shumë në rrafsh global.

Mirëpo, pas rënies së Mosulit, ka shpërthyer një krizë e fortë me “Kalifatin”. Numri i luftëtarëve të huaj që vijnë nga Perëndimi ka nisur të bie, ndërsa shumë prej atyre që gjenden në tokën arabe; o janë burgosur ose po ikin.

Disa prej tyre që gjenden në vendet e origjinës janë të vetëdijshëm për humbjen në fushë dhe janë të zhgënjyer nga pritshmëritë.

Duke parë xhaminë mesjetare të al-Nurit të shndërrohet në pluhur para syve, pikërisht atë që al-Bagdadi kishte shpallur “Kalifatin” ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që besuan në forcimin dhe përhapjen e “Shtetit Islamik” nga Maroku në Indi.

Pavarësisht gjithçkaje, ISIS, përsëri përpiqet të rekrutojë të rinjtë për luftë përmes internetit. Të gjithë ata që janë rekrutuar në vendet europiane, duke mos pasur një udhëheqës kanë hedhur veten në erë ose herë tjetër, janë sulur mbi turmat e njerëzve me makinë.

Kjo strategji që ISIS përdor, vlen për të gjithë, edhe për shtetin italian. Përkundrazi, kohët e fundit, propaganda islamike ka gjetur shumë përkrahës në vendin tonë. Tek ne, fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit ka një përqasje tjetër krahasuar me shumicën e vendeve të tjera europiane.

Zgjedhja xhihadiste shfaqet në proporcion me numrin e të rinjve islamikë të pranishëm në vendin tonë. Pajisjet e parandalimit të përdorura nga policia dhe inteligjenca e brendshme (AISI) është bazuar tek informatorët, të infiltruarit brenda tyre, spiunët e paguar, kamerat dhe mikrofonat e fshehur, duke u përpjekur të regjistrojnë çdo lëvizje të dyshimtë.

Në 2017 kishte 202 individë që ishin ndikuar nga ekstremizmi fetar, të cilët ishin dëbuar nga Italia dhe shoqëruar në vendet e tyre. Megjithatë, rreziku nuk ka se si të jetë zero, për aq kohë sa fushata dixhitale e indoktrinimit dhe nxitjes së urrejtjes vjen mu në zemër të Perëndimit nga shkretëtirat e Lindjes së Mesme, ku arrijnë të bindin një “qen të lirë”, i cili vendos për të vrarë me një makinë, kamion apo thikë.

/L’Espresso

Share: