Pak minuta përpara fillimit të takimit me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, euro/komisioneri Johanes Hahn ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social dy mesazhe të rëndësishme politike.
Hahn habit kur shkruan se objektivi i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë integrimi në Bashkimin Europian, më shumë sesa fokusimi tek ekonomia dhe krijimi i një zone të përbashkët mes shteteve të Ballkanit.
Në mesazhin e tij komisionieri europian shprehet se integrimi nuk është një alternativë për hyrjen në BE, por thjesht një element i dobishëm, ndërsa ndërtimi i një zone ekonomike të përbashkët mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të rriste automatikisht ekonomitë e vendeve si dhe do të ulte papunësinë, prioritete këto!