Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Mbas zgjedhjes ne postin e Presidentit te Serbise, Aleksander Vucic ka inicuar nje debat te gjere dhe te hapur publik lidhur me Kosoven dhe raportet e Serbise me te.
Iniciativa e Vucic vjen ne nje kohe kur Serbia ka hyre ne nje faze shume te avancuar te negociatave per antaresim ne BE. Ne kete faze eshte imperative qe Serbia t’i jape zgjidhje qendrimit te saj lidhur me statusin e Kosoves, politikat e fqinjesise se mire si dhe perafrimin e politikes se jashtme ne linje me BE.
Debati shoqeror ne Serbi mbi statusin e Kosoves hapet ne nje kohe kur kjo e fundit tanime eshte nje realitet i pamohueshem dhe i njohur nderkombetarisht nga 113 shtete antare te Kombeve te Bashkuara.
Ne nje kontekst me te gjere, debati mbareshoqeror i Serbise per definimin e qendrimit per statusin e Kosoves eshte hapur kur Ballkani Perendimor ka hedhur hapa te metejshem drejt Euro-Atlantizmit. Pranimi i Malit te Zi ne NATO, afrimi i shpejt i Maqedonise drejt saj si dhe avancimi i Shqiperise drejt hapjes se negociatave per antaresim me BE perbejne nje zhvendosje pozitive te Ballkanit Perendimor drejt Euro-Atlantizmit.
Ne kete dinamike Ballkanike drejt Euro-Atlantizmit, Serbia nuk mundet te qendroje e izoluar dhe madje as e menjanuar kryesisht per shkak te qendrimit te ngurte ndaj Kosoves.
Ndersa ne kontekst me te gjere Europian, Perendimor, Rus dhe global debati Serb per Kosoven hapet kur krizat nderkombetare jane shtuar dhe komplikuar tej mase, duke rrezikuar edhe vete Ballkanin Perendimor te perfshihet ne to.
Perballe ketij rreziku duket qe eshte rritur vemendja e BE dhe ShBA per Ballkanin Perendimor, per sigurimin e paqes, stabilitetit, demokracise, zhvillimit socio-ekonomik dhe integrimit. Ky zhvillim i ri synon, gjithashtu qe te vetepermbaje edhe Rusine nga ambiciet e saj gjeopolitike ne drejtim te Ballkanit.
Hapja e debatit publik te Serbise per qendrimin ndaj Kosoves ka vlera te gjithanshme qe lypet te konsiderohen pozitivisht, pavaresisht pritshmerive per perfundimet e tij.
Se pari, debati eshte nje hap pozitiv per te hapur tabute dogmatike te se kaluares mbi Kosoven. Lenia pas e miteve krijon premisa per qasje realiste te Serbise ndaj Kosoves. Hapja e tabuve dhe rrezimi i miteve te se kaluares ne Serbi per Kosoven kerkon debat te hapur shoqeror sepse prej afro nje shekulli e gjysem shoqeria Serbe eshte viktime akademike e politike e ketij indoktrinimi.
Se dyti, hapja e debatit kerkon qe te krijoje nje baze te gjere mbeshtetese shoqerore per aktoret shteteror e politik per ndryshimet kushtetuese te domosdoshme qe nevojiten te behen per Kosoven dhe qendrimin ndaj statusit te saj. Pa mbeshtetje te gjere shoqerore ne Serbi nuk mund te kete ndryshime pozitive politike dhe as mundesi per zbatimin e tyre.
Se treti, hapja e debatit publik Serb per Kosoven krijon klime pozitive per qarqet akademike, mediatike dhe te shoqerise civile per gjitheperfshirje ne politike-berje dhe vendim-marrje ne lidhje me qendrimin ndaj Kosoves dhe statusit te saj.
Se katerti, hapja e debatit publik ne Serbi per Kosoven synon te qartesoje krahas qendrimit per statusin e saj politik disa aspekte te cilat perbejne kerkesa te diskutueshme.
Keto kerkesa te diskutueshme lidhen me dy aspekte: statusi i pakices Serbe ne Kosove; statusi i trashegimise kulturore religjioze te Serbise ne Kosove. Per te dy keto aspekte ka qasje te paqarta, konfuze e kontradiktore brenda Serbise, midis Serbise dhe Kosoves, madje edhe ne qarqet Euro-Atlantike dhe Ruse.
Natyrisht debati publik nuk mund t’i jape definicion zgjidhjes se ketyre dy aspekteve. Por, gjithsesi debati do jete nje test publik per t’i hape rruge edhe percaktimeve per zgjidhjet qe lypet te behen lidhur me pakicat Serbe ne Kosove dhe trashegimine kulturore dhe religjioze te tyre.
Se, fundi hapja e debatit publik do nxise me tej transparencen dhe bazen e gjere demokratike ne politikat publike perfshire edhe politiken e jashtme si pjese integrale e tyre. Eshte ky nje mesazh qe Serbia i drejton BE, por, per hir te vertetes duhet thene se eshte edhe nje model per vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, qe akoma vuajne nga mungesa e debateve publike per politikat publike, nga mungesa e transparences, pergjegjshmerise dhe gjitheperfshitres.
Se cfare rezultatesh do dalin nga debati publik Serb per Kosoven dhe statusin e saj eshte heret te gjykojme. Por, ajo qe mund te thuhet eshte fakti qe ky debat i gjere dhe i hapur publik do e nxjerre Serbine nga rrethi i mbyllur vicioz aktual dhe do ndikoje ne ndryshimin e mjedisit politik ne mbare Ballkanin Perendimor.
Si i tille hapja e debatit Serb per Kosoven dhe statusin e saj lypet te pershendetet dhe te inkurajohet. Armiqesite e vjetra midis popujve nuk duhet te pengojne veshtrimin dhe vleresimin e zhvillimeve pozitive te reja ndermjet tyre.