-Deputeti i Vlores Agron Shehaj, ishte i pari i listës së PD-së në Vlorë, shkruante sot se Rama duhet të merrte edhe Patozin, duke sulmuar kështu kritikët e Lulzim Bashës-
Koordinatori në PD, Julian Deda i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj përmes një statusi në FB, pas ironisë së tij për lajmin se Bregu mund të përfshihej në kabinetin “Rama2”.
Shehaj, që ishte i pari i listës së PD-së në Vlorë, shkruante sot se Rama duhet të merrte edhe Patozin, duke sulmuar kështu kritikët e Bashës.
Por Julian Deda i është përgjigjur deputetit të ri, që sipas tij s’ka asnjë kontribut në PD.
PERGJIGJA I JU DEDES
O shoku deputet i pasur, para se te lutesh qe Rama te te marre njerezit e partise ku ti u bere deputet pa asnje lloj kontributi politik, lutu qe qarku, ne te cilin ti ishe i pari ne liste te mos dale me me ate lloj rezultati katastrofik historik siç doli kesaj rradhe. Mbi te gjitha lutu, qe Rama dhe Veliaj te bien nga pushteti. Apo kete lutje nuk e ben dot meqe ky i dyte te ka respektuar, te ka qene per vizite..?!
P.s. Deputet qe luten per perçarje, nuk kisha degjuar ndonjehere. Aq me teper ne kundershtim te plote me linjen e Kryetarit Basha, i cili deklaroi se çdo ikje nga PD na demton. ?