Home KRYESORE Neranxi apel drejtorit te Policise Cako per dhunen ndaj nenes se tij...

Neranxi apel drejtorit te Policise Cako per dhunen ndaj nenes se tij 80 vjecare

Nga Nikollaq Neranxi

Komisar policie që dhunon njerëz të moshuar, kjo është fytyra e pushtetit mafioz!

Kjo video tregon se çfarë ndodhi sot para Bashkisë Himarë. Banorët autoktonë të cilëve po iu grabitet shtëpia dhe prona nga pushteti mafioz, kanë protestuar në mënyrë paqësore para institucionit të korruptuar dhe të vënë në shërbim të mafies së tokave, që në fakt i kishim zgjedhur që të na shërbente ne, qytetarëve.

Urrejtja për këtë komunitet tregohet nga keqtrajtimi që efektivë të policisë iu kanë bërë banorëve, të cilët më së shumti janë të vjetër në moshë. Në fund të videos do të dëgjoni rënkimet e një zonje 80-vjeçare të cilës, shefi i komisariatit të Himarës, Arqile Gjikondi pasi i ka kapur dorën, ia ka thyer dhe e ka plasur në tokë.

Mund të ishte kushdo dhe unë njësoj do kisha reaguar në raste si ky, por qëlloi që ajo të jetë nëna ime! Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur mes qindra dëshmitarëve, ndaj të cileve po ushtrohet çdo ditë presion, dhunë psikologjike por edhe dhunë fizike si kjo e sotmja, që t’i frikësojnë dhe të mos kërkojnë atë që iu takon.

I bëj thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit, zotit Haki Çako që të marrë masa dhe të largojë urgjentisht rrugeçërit nga rradhët e policisë. Ata paguhen me taksat tona që të na mbrojnë, jo të na dhunojnë!

Tregoi zoti Çako vartësit tuaj, se nuk preket qytetari kur proteston për të drejtën e tij dhe në mënyrë paqësore. Shpjegojini ju lutem se institucioni që ju drejtoni, është polici e një vendi demokratik, jo Gestapo!

Ndërkohë iu bëj thirrje të gjithë himariotëve të mos frikësohen nga zagarët që ka ndërsyer drejt jush ky pushtet i korruptuar. Shumë shpejt e drejta do të fitojë dhe të gjithë do marrin atë që meritojnë! Kini besim!

 

Share: