Home KRYESORE OKB dënon sulmet e Trumpit ndaj mediave

OKB dënon sulmet e Trumpit ndaj mediave

Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut vlerësoi të mërkurën se sulmet e vazhdueshme të presidentit amerikan, Donald Trump kundër mediave mund të nxisin dhunën kundër gazetarëve.

Zeid Ra’ad Al Hussein vuri kryesisht alarmin për deklaratat e shfaqura së fundmi nga kreu i Shtetit kundër CNN, ”New York Times” dhe ”Washington Post”.

“Të cilësosh këto organe të medias si ‘fake’ (që publikojnë informacione të rreme) bën shumë gabim që i drejtohet në këtë mënyrë gazetarëve, po i bëj një pyetje a nuk është një nxitje kundrejt personave të tjerë duke sulmuar gazetarët?”, pyet Zeid, përcjell Atsh.

“Dhe të mendosh që një gazetar i njërit prej këtyre organeve të medias është plagosur, a është presidenti për këtë rast përgjegjës, ndoshta për nxitje të dhunës”, u shpreh në formën e një pyetjeje Zeid në prani të mediave në Gjenevë./Lapsi.al

Share: