Home KRYESORE Princi i Arabisë Saudite me jahtin mbretëror në Durrës, Takimi me Ramën

Princi i Arabisë Saudite me jahtin mbretëror në Durrës, Takimi me Ramën

Vizitorë të rëndësishëm kanë mbërritur me anije turistike luksoze në portin e Durrësit. Njeri prej tyre, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i cili do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se tre jahte u ankoruan në kalatat 1 dhe 4 paraditen e sotme, tre anije turistike luksoze me gjatësi 74-99 metra janë ankoruar sot paradite në kalatat 1 dhe 4 të portit më të madh të vendit.

Dy prej tyre, “Kingdom” dhe “Moonlight II” që kanë lundruar nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit u ankoruan rreth orës 11.30 në kalatën 4 .

Pjesmarrës në grupin e mikpritësve, ambasadori i vendit tonë në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha për APD, se në anije udhëton Lartësia e tij mbretërore

“Princ Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud. Anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, tha ambasadori Shiba.

Jahti “Kingdom” me gjatësi 74 metra ka flamurin e Arabisë Saudite dhe është regjistruar në portin e Jeddahut, ndërsa “Moonlight II” me gjatësi 77 metra është regjistruar në portin e Valletas me flamur maltez.

Ndërkohë në kalatën 1 të portit të Durrësit qëndroi për disa orë jahti “Christina 0” me gjatësi 99 metra dhe flamur maltez. Jahti ishte nisur drejt Durrësit nga një prej porteve të Italisë./lapsi.al

Image

Image

Image

Share: