Home KRYESORE Qeveria “Rama 2”,si anija e djallit për Shqiptarët

Qeveria “Rama 2”,si anija e djallit për Shqiptarët

Nga Artur Roshi

Qeveria “Rama 2”,si anija e djallit për Shqiptarët
Sot Qeveria “Rama 2” mori miratimin e Asamblesë së Socialistëve.Përbërja e saj është tregues i rëndësishëm për vendosjen në punë të mekanizmit qeveritar për katër vitet që vijnë ,në përputhje me vizionin e kryemnistrit.
Ajo që z.Rama fokusoi për publikun në prezantimin qeverisë së dytë u duk si një antistrofë pendese e qeverisë së djeshme:

1. Aftësia menaxhuese e punëve publike
2. Zvogëlimi i qeverisë
3. Disiplina e trupës drejtuese (parlament-qeveri)

Qeveria e dytë është pothuaj e njëjtë me qeverinë e parë.

Nëse flasim për aftësi menaxhuese ,them se nuk është e besueshme ,sepse këta ministra ngritën një administratë siç e quante vetë z.Rama gjatë fushatës,e korruptuar, e kalbur,e paaftë per tju dhënë shërbim qytetarëve.

Dobësia e të ligjve të adminitratës në fakt ishte dobësia e shenjtorëve(ministrave)të qeverisë. Arritje të qeverisë së djeshme ishte arritja në kufijtë superior të tafikut të narkotikëve,rritja e emigrimit ekonomik të shqiptarëve,klima mbytëse për biznesin vendas dhe të huaj,rritja e borxhit të brëndshëm në 74%, investime abstrakte me zero ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit, zvogëlimin e vendeve të punës,krijimin i një sistemi për një kontroll total të qarkullimit të parasë nëpërmjet oligopoleve,etj.

Mbi këto dështime të qeverisë qëndronin ministra të dështuar dhe jo të suksesshëm.
Zvogëlimi i qeverisë tenton të tregojë kursimin e buxhetit,por realisht tregon dështimin dhe kontrollin total të tij nga një dorë e vetme e z.Rama.

Disiplina në parlament që z.Rama tha se do e sjellë z.Ruçi,tregon se parlamenti për të është një repart ushtarak dhe jo tempulli i lirisë dhe kulturës që vjen prej saj.

Kryeministri solli një qeveri me emra ,që tregon lidhjen e fortë psiqike të tij me vazhdimësinë e shëmtuar të misionit që lanë në mes etrit e tyre,shkatërrimin e strukturës jetësore për Shqiptarët dhe ngritjen e ligësisë në sistem.

z.Rama në 25 Qershor rrëmbeu qeverisjen,por jo besimin e shqiptarëve për të qeverisur, prandaj ai në asamblenë e PS u mbajt mbas fjalëve “kjo qeveri është e para për një epokë të re ose e fundit”dhe prandaj qeveria e tij do të jetë si anija e djallit për Shqiptarët.

Share: