Është kthyer në ikonën e muzikës popullore, Amarda Arkaxhiu, këngëtarja që ka bërë emër me talent dhe me merita dhe qe, pas shumë e shumë klipeve me motive tradicionale, sjell për herë të parë një këngë koherente dhe moderne.
“S’ta fali”, titullohet kënga e punuar nga Ervin Gonxhi, me tekst të Vojsava Alisë dhe e interpretuar me pasion, përkushtim dhe mjeshtëri nga Amarda.
Amarda, në zhanrin e muzikës së lehtë ka qenë prezente në festivale, ku edhe ka fituar një çmim të tretë, për të është hera e parë që vjen me një klip të mirëfilltë në këtë zhanër. Klipi është realizuar nga studio e “Max Production” dhe pa dyshim ky do jetë është klipi i verës 2017.
Sapo është lançuar në BBF Televizion dhe Folk+ dhe shikueshmëria është maksimale. Kishte kohë që muzikës shqiptare i mungontë një prurje e tillë. Si duket Amarda ka pritur me qëllim fund gushtin për t’u rikthyer fuqishëm me këtë super klip, ku dominojnë ngjyrat, ritmi dhe ka aromë vere.
Amarda vjen pas një sërë eventesh ku ka qenë e ftuar gjatë verësdhe qershia mbi tortë është “S’ta fali”. Suksese Amarda, edhe pse jemi të bindur që ky klip është suksesi i sukseseve! Ja dhe klipi i Amardës, shikim të këndshëm!