Home KRYESORE RIKTHIMI I STALINIZMIT NË DREJTIMIN E SHTETIT DHE QEVERISË PO PRISH EKULIBRAT...

RIKTHIMI I STALINIZMIT NË DREJTIMIN E SHTETIT DHE QEVERISË PO PRISH EKULIBRAT E SHOQËRISË

Nga Besim Ndregjoni*

Gjendja politike e trazueme dhe zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik e paqja sociale gjysëm e thyeme në Shqipëri sot janë të frikshme për çdo shqiptar. Fitorja e mazhorancës socialiste trashgimtare e stalinizmit shqiptar me votat e blera nga korrupsioni e kanabis sativa tregon prespektivë të frikshme për të formuar shtet organik për të gjthë qytetarët. Stalinizmi shqiptar pati jetëgjatsi 50 vjeçare në Shqipëri ku kreu masakra të tmerrshme. Pasoja e stalinizmit janë konkrete dhe sot , ku mijera shqiptarve nuk ju janë gjetur eshtrat.

Ku qindra qytetarë kan pasoja traumatike e psiqike nga toruturat e ushtruar nga pjestarë të administratës komuniste, që sot fatkeqësisht janë pjesë vendimarrse e politikbërjes. KM Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë socialiste drejtimin 4 vjeçar të pushteti ligjëvënës dhe qeverisës.

Mbas 27 vitesh pluralizëm, Shqipëria do të drejtohet nga stalinistët shqiptar që i shkaktuan këtij vendi masakra çnjerzore duke mbajtur në pushtet diktaturën më të egër e gjakatare në të gjithë europën juglindore. Në krye të Kuvendit të Shqipërisë do të jetë stalinisti Gramoz Ruçi ish Ministër i Punëve të Mbrendshme të diktaturës komuniste, dhe udhëheqësi i operacionit antidemokratik të 2 prillit 1991 të Shkodrës ku u vranë demostruesit antikomunistë Arben Broxi, Bujar Lleshanaku e u plagosën qindra qytetar. etj.

Kurse në qeverisje paraqiti stalinistët pjestarë e bijë të makinerisë shtetrore të regjimit. që nga hetuesi i krimit komunist Xhafa, e pinjollët Bushati, Klosi, Qaton. Si zv- kryeministre zonjë Mesi (Kruja) pjestare e një familje ku pjestarët e saj kan punuar në Komitetin Qëndror të PPSH, dhe gjatë fushatës elektorale 2017 çfaqi pikpamje raciste tipike komuniste ndaj pakicave në qytetin e Shkodrës.. Shëndetsia do të drejtohet nga Ogerta bijë e oficerit të sigurimit të shtetit e së bashku me to në sinkron me liliputët e korrupsionit gjikant qeveritar, të perudhës 2013-2017- Ahmetaj, e Gjiknuri.

Emrat që lexuam se kush do të bëj shtet, janë emra skandaloz po ti marrish një nga një. Këta stalinistë të vjetër e të rinj në vendet e lira dhe demokratike nuk do të lejoheshin jo në drejtim të shtetit por as pjesë e politikbërjes, Kjo qeveri staliniste përfundimisht na i ka mbyll dyert e bashkimit europian për të cilët u sakrifikuan mijra shqiptare që u vranë dhe u dënuan pa faj. Ne antikomunistët shqiptar i drejtohemi sot Prof. të arteve të realizmit socialist shkruesit të refleksioneve të vitit 1991, KM aktual Z. Rama, përse përbuz gjakun e martirëve të Shkodrës, që i vrau pushteti i Gramoz Ruçit.

Ju duke vënë në krye të kuvendit një stalinistë që është pjesë e krimit komunistë të padenuar në Shqipëri u hakmorët ndaj martirve që me gjakun e tyre sollën lirinë dhe demokracinë në këtë vend. Përse përbuz mijëra të persekutuar politikë duke ju dhënë fuksione atyre që kan qënë pjesmarrës në torturat dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut per 50 vite diktaturë enveriste staliniste.

I drejtohemi ambasadorit Lu: Stalinistat shqiptarë që kan kryer krime çnjerzore do të i kthejn drejtsinë e shumpritur kësaj shoqërie të tramuatizuar nga stalinizmi enverist. 50 vite këto stalinista e quanin xhandari ndërkombëtar vendin e lirive e të demokracisë Amerikën. Efektet e nji fryme të këtill helmojnë atmosferën shoqërore politike të vendit tonë dhe janë rezultate shkatrimtare, ku kërcënojn të mbeten efektive dhe për brezat e ardhshëm. Elektorati antikomunist të përndjekur nga stalinizmi u drejtohet të gjithë shqiptarve:

A do ta mbrojmë këtë vend që quhet Shqipëri. Shqipëria nuk është një ishull. Jetojmë në kontinentin europian ku stalinizmi është denuar që para 61 vjetësh. Partia demokratike të mos bëj opozitë me kollare në fb por të mobilizohet dhe të i bashkohet protestës të përndjekurve politikë për mos lejuar as dhe një ditë që shteti shqiptar të drejtohet nga stalinistët që e shkatruan këtë vend për 50 vite.

Këta stalinistë duke zhbërë shtetin, shoqërinë me imoralitetin dhe urretjen racore krahinore si model suksesi , duke përçarë shoqërinë me devizivën”përça e sundo” zemrimi popullor dhe i joni si të përndjekur është i pashmagshëm. Ne ju bëjmë apel të gjith shqiptarve pa dallim feje krahine e ideje të i themi ndal rikthimit të stalinizmit në drejtimin e shtetit dhe të qeverisjes. Të mbrojmë lirinë e fituar me gjak të pafajshëm. Cdo vonesë prish ekulibrat e shoqërisë, që është katastrofale për vendin. Këmbanat po bien, ato duhen ndigjuar.

*PRESIDENTI TË PËRNDJEKURVE POLITIK SHQIPTAR

Share: