12 automjete luksoze janë sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Summer 2017”.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 5 motorë të dyshuar të trafikut. Policia njofton se ka proceduar edhe 17 shtetas.
“Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë”, thuhet në njoftim
Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 – Mercedes Benz, E Class
2 – Mercedes Benz, S Class
3 – Mercedes Benz, ML
4 – Audi, A8
5 – BMW, X5
6 – BMW, X6
7 – BMW, X6
8 – BMW, X6
9 – Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo
Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.