Home KRYESORE Shoqërimi në polici, çfarë deklaroi botuesi i gazetës “Koha Jonë”

Shoqërimi në polici, çfarë deklaroi botuesi i gazetës “Koha Jonë”

Në Komisariatin nr. 2, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, ka deklaruar se aryseja për të cilën ai ishte shoqëruar, nuk qëndronte. Policia e rrethoi gazetën me pretendimin se po vendosej pa leje një shkallë metalike, emergjence.

Edhe pse botuesi i ka vënë në dispozicion dokumentacionin, policia e ka shoqëruar me pretendimin (sipas tij) se leja mund të ishte e falsifikuar.

Lapsi.al ka siguruar dëshminë e Lesit në polici, ku ai deklaron se për gjithçka është vepruar sipas ligjit. Në një reagim të mëpasshëm, (lexo më poshtë në faqen e lapsi.al)

Lesi e quajti veprimin e policisë si të qëllimshëm, si pasojë e shkrimeve kritike të gazetës ndaj Kryeministrit Rama apo disa ministrave të tij. /Lapsi.al

Share: