10 shqiptarë rrahën brutalisht një të ri italian pas një grindje të momentit. Sherri nisi mes njërit prej shqiptarëve dhe djalit italian dhe mësohet se ata ishin të dehur në ato momente.
Por një tjetër djalë me origjinë shqiptare u përpoq që të ndalonte dy protagonistët e sherrit por ishte e kotë.
Më pas ngjarja mori përmasa akoma më të mëdha kur djali shqiptar u zhvendos në qendër dhe u kthye me një grup prej 10 bashkatdhetarësh, të cilët shkuan te djali italian.
Gjatë sherrit u përdoren edhe sende si tulla apo shishe derisa fytyra e tij u mbulua në gjak, shkruan Libera Stampa.
Policia po punon për kapjen e djemve shqiptarë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.&lapsi.al