Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shumë prej turistëve kanë ngelur të zhgënjyer nga pushimet në Shqipëri (Video)

Shumë prej turistëve kanë ngelur të zhgënjyer nga pushimet në Shqipëri (Video)

Shqipëria ka qenë destinacioni turistik i mijërave vizitorëve të huaj këtë verë. Por si duket Shqipëria në sytë e turistëve. Përshtypjet ata i kanë ndarë në një nga portalet më të njohura për turizimin, tripadvisor.com.

Të huajt e rekomandojnë vendin tonë për plazhet dhe shpesh kulinarinë, ndërsa pikë e dobët vijon të mbetet cilësia e shërbimit. Ditët e nxehta te verës sollën në Shqipëri me mijëra turistë të huaj nga mbarë bota. Anglezë, amerikanë, polakë, çekë, italianë, kosovarë e maqedonas udhëtuan me qindra kilometra larg banesave të tyre per t’ju drejtuar juglindjes se Europës, vendit te shqiponjave e deteve joshëse, Shqipërisë.

Si per çdo vit edhe kete vere magnet per te huajt kane qene zonat bregdetare, ne te cilat nuk kane munguar investimet per permiresimin e infrastruktures rrugore, rehabilitimin e plazheve dhe rritjen e cilesise se sherbimit. Sezoni turistik eshte ne ditet e tij te fundit dhe para se te krenohemi me shifra per numrin e atyre qe preferuan të kalonin pushimet ne vendin tone, eshte me rendesi te dime se çfare u kemi ofruar.

Cilat jane pervojat dhe pershtypjet e tyre? A do te nderrmernin serish rrugen per te na vizituar? Per te krijuar nje panorame mbi nivelin e sherbimit dhe opinionet e turisteve jemi ndalur ne nje nga websitet me te njohura per komentet mbi hotelet tripadvisor.com.

Perpara se te rezervojne qendrimin ne nje hotel shume i referohen ketij site, qe sherben si udherrefyes. Mungesa e infrastruktures rrugore, ujit, internetit, sjelljes jo te hijshme te personelit te hoteleve, papastertite, vjedhjet apo dhe ushqimi jo cilesor janë disa nga ankesat e shprehura prej turistëve.

Po ashtu kritikat bien edhe mbi mungesen e njohurive për gjuhen e huaj prej e personelit, mungesa te makinerive moderne per kryerjen e pagesave e duke perfunduar te zhurmat e shkaktuara nga qente, mungesa e ashensorit, peshqireve, madje ankesa shprehen deri dhe te mungesa e letrave te tualetit.

Ne Sarande duket se fluksi i larte i turisteve nuk arrihet te perballohet nga hotelet, duke shkaktuar keshtu mangesi te theksuara ne sherbim. Ne tripadvisor, nje turist nga Luksenburgu pershkruan me nota negative pervojen e tij.

Menaxherët e hoteleve nuk ngurojnë t’iu përgjigjen ankesave, madje dhe duke kërkuar ndjesë për problemet që shtrohen, por me shumë gjasa pak shanse ka që vizitori të rikthehet. Disa kanë mbetur të zhgenjyer nga ushqimi e ca me shume mengjesi i ofruar. Por në këtë rast shpesh menaxherët i konsiderojnë ankesa të pavend.

Nuk mungojnë rastet kur prej pushuesve italianë përvoja në Sarandë konsiderohet katastrofike. Nga Afrika e larget, nje pushes shprehet se nuk gjeti ate qe shpresonte, e ca me teper ate per të cilën kishte paguar në Shqipëri.

Por për një shtetase shqiptare shqetësim përben kërkesa e stafit të hotelit për dorëzimin e çelesit te dhomës në recepsion. Sigurisht jo të gjithë shprehen të pakënaqur. Një turiste nga Finlanda shprehet se Saranda ka përmbushur gjithë pritshmeritë. Perveçse ndajnë të njëjtin det, Jonin, Saranda dhe Vlora duket se ndajnë të njëjtat qejfmbetje nga turistet e këtij sezoni.

Shtetas nga Mbreteria e Bashkuar rendisin si shqetesim parësor mungesen e aftësisë në sherbim të personelit të hotelit ku ata ishtin akomoduar. Nga Australia udhetoi drejt Sarandes këte verë por u përball me ato qe i cileson plazhe te neveritshme. Duket se më të kënaqurit kanë dalë nga dyert e hoteleve apo shtëpive të vogla, aty ku vëmendja e pronarëve ka qënë me e lartë.

Një pushues nga Florida, i cili ne gushtin e temperaturave te larta ndodhej ne Adriatikun e Durresit shkruan në Tripadvisor se për shkak të fëmijëve që lypin mbrëmjeve në plazh nuk ka mundur të shijojë i qetë darken, por mesa duket as gjumin i shqëtësuar kësisoj nga zhurma e një duzine qensh.

Nje shtetas shqiptar shton si shqetësim hutimin e kamariereve. Rinovimi i tualeteve, shtretër më të mirë dhe më tepër peshqirë në dhoma, janë kërkesat që parashtron një turiste ne këmbim të një vizite të dytë në Shqipëri.

Nderkohë shtetas nga Virginia dhe Arabia Saudite vlëresojnë mikepritjen shqiptare, teksa ndajnë përshtypje pozitive për qëndrimin në vendin tonë. Me ne veri, ne Shengjin aty ku mbizotëron turizmi patriotik një shtetase nga Kosova shkruan për varfëri në ushqim dhe çmime te shtrenjta.

Një shtetase nga Suedia tregon se i kanë vjedhur paratë në dhomën ku ishte akomoduar në një hotel të Shëngjinit. Ndërsa një tjetër pushues është përballur me një konflikt mes pronarit dhe kamarierit, ku ky i fundit kërcënohej me jete. Megjithatë jo të gjithë pushuesit ndajën të njejtat përvoja. Një shtetas i huaj e rekomandon Shëngjinin për ushqimin cilësor.

Ajo që të huajt konstatojnë pas disa orë qëndrimi në Shqipëri është mungesa e një shërbimi cilësor, që duket se është ende larg standardeve të kërkuara. Duket se një pjesë e konsiderueshme e hoteleve kanë si synim parësor sigurimin e të ardhurave maksimale nga turistet sezonale, dhe jo ti bindin ata përmes shërbimit që të rikthehen edhe vitet e ardhshme./360grade.al

Share: