Home KRYESORE Si u vesh Rama ne raport me kryeministrat e tjerë të Ballkanit...

Si u vesh Rama ne raport me kryeministrat e tjerë të Ballkanit në Durrës?

Durrësi ka mirëpritur sot kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në një takim, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi i vendeve të rajonit në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik. Të pranishëm janë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev dhe i të Malit të Zi Dushko Markoviçm, Komisioneri Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin Cyril Muller.

Ky ishte një takim i organizuar nga kreu i qeverisë Rama, i cili edhe këtë herë ishte paraqitur me atletete dhe kostum, tashmë veshja hit e tij. Nhuk dihet nëse Rama ka vendosur një kod veshje, por ajo që ra tjetër në sy ishte se gjithë pjestarët e tjerë në takim kishin ardhur pa kollare.

Ka qenë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller i cili ishte i vetmi që në takim kishte ardhur në këtë me kollare, dhe Rama nuk ngurroi t’ia thotë.

Rama: Pranohen vetëm pa kollare

Muller: Do të jem shumë i lumtur që ta heq

Dhe ashtu bëri. Në foton zyrtare të këtij takimi shihet që Muller e ka hequr kollaren.Opinion.al

Share: