Home KRYESORE ‘Sulm terrorist’ në Shkodër te hidrocentrali i Ashtës?

‘Sulm terrorist’ në Shkodër te hidrocentrali i Ashtës?

Kompania austriake që ka në pronësi hidrocentralin e Ashtës në Shkodër ka inicuar një inskenim të një ngjarje terrori të ndodhur në kuadër të masave të sigurisë.

Demonstrimi është bërë në bashkëpunim me policinë e shtetit, FNSH, zjarrëfikësit dhe urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

Fillimisht ca persona në inskenimin e bërë sulmojnë hidrocentralin Ashta 1 dhe aty një roje mbetet i dëmtuar.

Menjëherë roja lajmëron policinë duke kërkuar ndihmë për mbrojtje por edhe shërbimin e ambulancës. Policia vjen menjëherë dhe shpëton nga terroristët HEC Ashta 1.

Më pas inskenimi vazhdon në HEC Ashta 2 teksa njoftohet për një vendosje zjarri sërish nga terroristët. Zjarrëfikësit mbërrijnë menjëherë bashkë me forcat e policisë.

Në fund inskenimi mbyllet me një vendosje eksplozivi tek ura e Spatharit që ndodhet afër hidrocentraleve.

Në fund arrihet që terroristët të arrestohen por edhe eksplozivi të çaktivizohet. Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Gjovalin Loka tha se ky mësim tregues do t’i vlejë të gjitha strukturave të përfshirë në këtë inskenim në kuadër të masave të sigurisë që ndërmerren në të tilla raste.

Drejtori Loka tha se Shqipëria mund të haset me të tilla raste terrorizmi ndaj edhe strukturat përkatëse duhet të jenë në gatishmëri të plotë, shkruan Shkodra News.

Share: