Home KRYESORE Tabaku: Rama konfirmon dështimin. Turi i dëgjesave nxjerr në pah keqqeverisjen 4...

Tabaku: Rama konfirmon dështimin. Turi i dëgjesave nxjerr në pah keqqeverisjen 4 vjeçare!

Turi i dëgjesave të Kryeministrit dhe shkarkimi në bllok i drejtorëve më të rëndësishëm në vend, sipas deputetes demokrate Jorida tabaku, është dëshmi e dështimit të qeverisë në 4 vitet e shkuara.

Tabaku thotë se problemi qëndron tek sistemi i korruptuar qe lulëzoi nën qeverisjen 4 vjeçare të socialistëve, ndërsa sipas saj fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.

Tabaku: Në këto 4 vite, administrata publike ka qenë më e politizuar se kurrë dhe të gjithë ata persona të cilët sot po pushohen me shumë zhurmë kanë poste politike në Partinë Socialiste, të gjithë ata persona kanë zbatuar vizionin e Partisë Socialiste, të gjithë ata persona janë mishërimi më i mirë i Rilindjes, i mënyrës se si funksionon, si mendon Edi Rama me të tijët për të ndërtuar shtetin.

Qeveria e vogël e premtuar nga kryemisnitri rama për katër vitet e ardhshëme, , sipas Tabakut, është kopje e programit të Partisë Demokratike. Por pavaresisht kësaj thotë ajo asgjë nuk do të ndryshojë, pasi vizioni i Rames është i dështuar dhe fokusohet tek abuzimi.

Tabaku: Për mua, çfarë do të kopjojë edhe në kuadrin fiskal, edhe në ristrukturimin e administratës publike do të mbetet një kopje e shëmtuar sepse vizioni që ekziston për qeverinë përçohet nga ai që është në krye. Do të vazhdojë të mbetet po e njëjta qeverisje abuzive e 4 viteve të shkuara. Unë shpresoj shumë që shqiptarët të fillojnë ta kuptojnë dëmin që po shkaktojnë.

Shqipëria sot thotë deputetja tabaku, nuk është atraktive për investimet e huaja dhe ka nivelin me të lartë të informalitetit si shkak i rritjes së tasave

Tabaku: Studimi më i fundit që krahasonte Shqipërinë me Maqedoninë për informalitetin ishte shumë shqetësuese sepse ato kritika që ne kemi pasur për sistemin e taksave i kishte reflektuar nga pikëpamja e bizneseve. Sistemi i taksave me 6 nivele krijon premisa për informalitet shumë të lartë.

Shatori sipas Jorida Tabaku do të jetë muaj sfide për Partine Demokratike, ndërsa premton opozite të fortë, për të denoncuar çdo abuzim të qeverisë dhe për të rikthyer shpresën tek shqiptarët.

Tabaku: Fryma opozitare krijohet duke dhënë shembullin dhe jo duke u bërë pjesë e vendimeve të qeverisjes siç ndodhi edhe para disa ditësh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës./360grade.al

Share: