Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të arrijnë marrëveshje për një fazë të re të avancuar te dialogut.
Ky takim sipas burimeve të Tanjug, do të mbahet ditën e enjte në Bruksel, transmeton Indeksonline.
“Këtë javë do të takoj sërish presidentin Vuçiq dhe presidentin Thaçi për të çuar përpara dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini duke iu adresuar ambasadorëve të BE-së në Bruksel.
Siç njoftohet ky takim do të shërbej për të shkëmbyer mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas marrëveshjes së korrikut, kur është rënë dakord për të përgatitur “një fazë të re të dialogut”.