Home KRYESORE Të gjithë kundër të gjithëve. (Trakt mbrëmje)

Të gjithë kundër të gjithëve. (Trakt mbrëmje)

 

Nga Syrja Kurti

Në një ditë të vaposur , në një sallë akoma më të vaposur, kryeministri shqiptar mbledh në praninë e kamerave të gjthë drejtorët e hipotekave dhe sipas stilit të Leninit”Të gjithë pushtetin sovjetëve”, i shkarkon nga detyra pa përjashtuar asnjë.(Nëse dikush nuk është dakord me metaforën leniniane po e sjell më këtej në kohë krahasimin dhe po e quaj stil “Alla Erdogan”, që shkarkon shtatëmijëvetë për një ditë).Pastaj para të njëjtave kamera dhe para të njëjtëve spektatorë ,me po te njëjtin stil, shkarkon të gjithë drejtorët e spitaleve dhe përsëri askush nga ata nuk ndihet.Askush nuk thotë asnjë fjalë në atë sallë .

Ndoshta nesër kështu mund të më heqin edhe mua.Në fakt nuk është se jam ndonjë trim i madh por nëse do të ndodhte, do të kisha burrërinë të ngrihesha dhe të flisja ”I nderuar kryeministri im!Unë nuk jam për t’u hequr!Sepse nuk kam vjedhur!Kam bërë punën time ashtu siç duhet dhe nuk pranoj të trajtohem kështu!”Dhe nëse kryeministri do të kishte mirësinë të më dëgjonte deri në fund do t’i kujtoja me mirësjellje proverbën e vjetër që thotë “ Ndonjëherë prej barit të thatë digjet edhe i njomi”.Në fakt, në fakt unë nuk jam as i thatë dhe as i njomë Sepse nuk jam bar.Por megjithatë proverb qëndron.

Unë nuk jam profet dhe nuk mund t’i paragjykoj pa i njohur të gjithë ata.As nuk e di se si janë sjellë.Por nëse në mes të atyre grave dhe burrave, ka njerëz që e kanë kryer siç duhet detyrën e tyre dhe nuk kanë guximin të ngrihen për të mbrojtur veten por tërhiqen zvarrë,mjerë ata!Por nëse në mes të gjithë atyre grave dhe burrave nuk ka mbetur asnjë i papërlyer dhe kryeministri ka të drejtë, mjerë ne!

Pastaj ndodh diçka e çuditshme.Zonja që është në krye të hipotekave shqiptare dhe që i përket partisë më të madhe opozitare nuk e jep dorëheqjen.Ajo është emëruar aty pas marrëveshjes së një mesnate pranvere ku partisë së opozitës iu dhanë poste ministrore dhe mjaft poste të tjerë të rëndësishme për të dalë nga çadra dhe për të ndjekur e kontrolluar më mirë proçesin zgjedhor.Dhe një nga këto poste ishte dhe posti I saj.Se ç’lidhje kanë hipotekat me kutitë e votimit vetëm alienët e dinë.Por për të na bërë të ndjehemi të gjithë pak jashtëtokësorë, kryehipotekarja del në media dhe thotë se ajo do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, megjithëse zgjedhjet kanë mbauar.Madje thotë se do të jetë ajo që do të zhvillojë dhe udhëheqë tenderin për emërimin e drejtorëve të rinj të hipotekave.Dhe pas gjithë kësaj , 30 minuta më vonë del prapë kryetari i partisë së zonjës dhe shan qeverinë mbarë e mbrapsht.

Për ta bërë më çorap situatën as dhe një nga ministrat e emëruar nga opozita nuk ka dhënë dorëheqjen megjithëse sipas marrëveshjes së mesnatës së pranverës, misioni i tyre mbaronte një ditë pas zgjedhjeve. .Madje firmosin urdhëra, bëjnë tendera,emërojnë njerëz, megjithëse kryeministri ia ka ndaluar .Ndërsa ministri i brendshëm deklaron se megjithëse u emërua atje ku është për të kontrolluar proçesin zgjedhor thotë se nuk do e japë dorëheqjen. Madje thotë se do të priste me dëshirë ndonjë emërim nga kryeministri.Siç duket ka vendosur të zbulojë se ra apo e hodhën Adem Rekën në det.

Pastaj del kryetarja e një partie tjetër parlamentare dhe thotë që ata do të jenë opozita e vërtetë dhe se këta do të shpëtojnë vendin.Sepse meqë i digjet zemra për populin ajo bëri edhe një sacrificë sublime. Nuk pranoi të jetë “Zonjë e parë”e vendit megjithëse me aq sa di unë , nuk është se është divorcuar nga bashkëshorti i saj president të cilit ligji nuk ia lejon të merret me aktivitet partiak..E kështu kryetarja i sulet qeverisë dhe e shan mbarë e prapë mënyrën e qeverisjes megjithëse militantët e partisë së saj janë në qeveri dhe në çdo qelizë të shtetit prej tetë vitesh.Por megjithatë kryetarja e partisë së re opozitare bën sikur i harron njerëzit e saj në pushtet dhe nuik le gjë pa thënë për qeverinë që nuk ka ditur të qeverisë.

E pastaj pas ndonjë ore a diçka më shumë, ministri i transporteve që i takon partisë së re opozitare së kryetares energjike meqë vazhdon të jetë ashtu si rastësisht minister, del në media dhe thotë se do t’i japë gjermanëve me koncension të drejtën e dhënies së lejeve të qarkullimit.Në fakt ministri nuk donte por ata të kompanisë gjermane u vetëafruan dhe ngulën aq shumë këmbë sa ky nuk ia prishte dot. Në fakt kështu janë gjermanët.Te kapin me zor për këto punë.

Pastaj del përsëri kryetari I partisë me të madhe të opozitës dhe shan qeverinë ku ka gjashtë ministra…

Pastaj pak më vonë del kryetarja energjike e partisë së re opozitare dhe shan edhe ajo qeverinë ku ka pesë ministra…

Në fund del kryeministri që ka shtatë ministra nga partia e tij në qeveri dhe i shan të gjithë tepsixhinj, kazanxhinj, sahanxhinj, e inj, e inj…,

Të gjithë shajnë të gjithë, e të gjithë janë në tepsi.

Poshtë të gjithë, rrofshin të gjithë!

Share: