Pas takimit mes dy presidentëve të vendeve Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç duket se është arritur një marrëveshje. Thaçi tha se kanë rënë dakord që të intensifikohen takimet ndërmjet tyre dhe ato të jenë më substanciale.
Thaçi para gazetarëve tha se takimi me Vuçiçin ka qenë një takim korrekt dhe kanë diskutuar për hapat e mëtejmë për fillimin e një faze të re të dialogut Kosovë-Serbi me qëllim të normalizimit të raporteve dhe pajtimit.
“Edhe Kosova, edhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare që i hapë dy vendeve perspektivë evropiane”, tha Thaçi, duke njoftuar po ashtu se sistemi i drejtësisë kosovare do të funksionalizohet në tërë territorin sipas Kushtetutës së Kosovës dhe siç tha ai, kjo e arritur do të përmbyllet deri më 17 tetor.
Thaçi tha se vetëm dialogu, pajtimi dhe integrimi është rruga e vetme e së ardhmes dhe se