Home KRYESORE “Tribune.gr”: Edi Rama, “vorioepiroti” që ecën në gjurmët e gjyshit. Ja pse...

“Tribune.gr”: Edi Rama, “vorioepiroti” që ecën në gjurmët e gjyshit. Ja pse i urren patriotët e tij

“Shpallja e listës së parë të zezë të emrave të pakicës greke në Epirin e Veriut për t’iu hequr nënshtetësinë nga qeveria greke me argumentin se ata janë duke punuar për interesa kundër kombit helen, ka shkaktuar shqetësim të madh si tek ata që panë emrat e tyre në listë, ashtu edhe tek familjet e tyre”, shkruan portali grek “tribune.gr” Linku

“Shumë gazeta dhe portale shqiptare nxorën listën, ndërsa gazetari Aleksandër Çipa, nga Piluri i Himarës, emri i të cilit është në listën e parë, nxitoi ta mohonte se ai kishte nënshtetësinë greke. “Nuk e kam pasur, nuk e kam dhe nuk besoj se do të kem tjetër nënshtetësi veç asaj shqiptare”, tha Çipa, i cili në vitin 2001 zbulon se aplikoi për nënshtetësinë kosovare, gjatë kohës që punonte atje. Çipa është kreu i Unionit Shqiptar të Gazetarëve dhe pavarësisht se përfaqëson ortodoksët grekë dhe ka origjinë helene, ai zgjodhi të deklarohet shqiptar, e cila është e drejtë e tij. Sepse ai është një anti-grek fanatik, ashtu si shumica e jeniçerëve, të cilët po hetohen nga afër.

Edi Rama është një grek ekstravagant dhe barbaria në familjen e tij është… trashëgimi, që kur gjyshi i tij (babai i babait), Spiros Kolekas ishte një nga vorioepirotët (edhe ai nga Himara), i cili shërbeu regjimit komunist.

Babai i tij, ishte skulptor i njohur i regjimit dhe ishte me origjinë vllahe. Gjyshi i Edi Ramës, shërbeu si zv/ministër i regjimit dhe luajti rol në përndjekjen e minoritetit kombëtar grek. Nipi thjesht po vijon traditën familjare.

Për Vorio Epirin kanë rënë shumë djem dhe heronj, por mungesa e gjatë e lirisë ka bërë që shumë vorioepirotë të pranojnë kompromisin. Kjo është arsyeja përse qeveria greke ka vendosur të mbajë si “grekë” vetëm ata që ndihen të tillë. Pjesa tjetër, ata që angazhohen në politikën anti-helenike do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

Burime për “tribuna.gr” nga Himara, thonë se mes vorioepirotëve në Himarë ekziston një frikë e përgjithshme se në lista do të përfshihet edhe emri i tyre. Pasi ata nuk presin që qeveria greke t’i kalojë në një sitë kaq të imët dhe nuk di shumë detaje rreth aktivitetit të tyre dhe do t’i “dënojë” duke u hequr nënshtetësinë.

Në fakt, një gjë të tillë e dinë edhe bashkëpunëtorët e regjimit të Ramës, të cilët janë të shqetësuar për penalitete më të rënda”, përfundon shkrimin e saj “tribune.gr”/ 360grade.al

Screenshot 3

 

Share: