Një turk dhe një ukrainase kishin mbaruar pushimet në Shqipëri dhe tentuan të largohen kur janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Shkak janë bërë 9 tableta ekstazi që policia ia gjeti në makinën e çiftit, një Opel-Astra.
S.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe O.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë u paraqitën në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra” thuhen në njoftimin për mediat.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi./lapsi.al