Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pohoi para sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se Ankaraja është e shqetësuar për shkak të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për milicinë kurde, e njohur si YPG, të cilën Turqia e konsideron grup terrorist.
Sekretari Mattis, dje mbërriti për një vizitë njëditore në Turqi, pasi qëndroi në Irak, për ta shqyrrtuar progresin në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Përveç presidentit Erdogan, ai në Ankara u takua medhe me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli. Turqia është aleat i rëndësishëm në NATO për Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e koalicionit që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Por, Ankaraja është e irituar se Uashingtoni e ka armatosur grupin kurd, YPG (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde), për sulmin në qytetin Raka, në pjesën veriore të Sirisë, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik./360grade.al