Dy ditë më parë gazetarja e njohur Arlinda Canaj vendosi t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur nga lartësia! Ndërkohe këtë të shtunë, vajza e saj Patty Canaj ka postuar një mesazh prekës në profilin e nënës së saj të ndjerë ne Facebook, ku falenderon të gjithë ata persona për mesazhet, mbështetjen dhe ngushëllimet.
Në mënyrë të pashmangshme, vajza e gazetares tregon dhe dhimbjen e saj të madhe, duke shpresuar që do të jetë Zoti, ai që do ta ndihmojë atë për ta kaluar humbjen.
“Ahhh ,sa fjale ka kjo zemër e ky shpirt për ty moj bukuroshja ime,ti ishe e do jesh perhere muza ime dhe cdo fjale tenden do vazhdoj ta përmbush derisa Zoti tme kete dhene fryme per te qëndruar e forte e per te rritur e vellane tim,dashuria jote per te cilin ishte e pafundme sepse është me i vogli!”- shkruan Patty Canaj.