Home KRYESORE (VIDEO) Arrestohet 43-vjeçari që shiste heroinë në Tiranë

(VIDEO) Arrestohet 43-vjeçari që shiste heroinë në Tiranë

Një 43-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga policia pasi u kap duke shpërndarë heroinë në Tiranë. Raportohet qe për 43-vjeçarin Miron Xhano, policia dispononte informacion se shiste heroinë në zonën e 21 Dhjetorit, Rrugës së Durrësit dhe sheshit Karl Gega, duke përdorur makinën e tij.

Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete rreth 5 doza “Herionë”. Në banesë iu gjetën rreth 330 gram heroinë, e ndarë në paketime dhe doza të vogla.

Policia njofton se atij iu vunë në sekuestro 4 telefona, 1 peshore elektronike, makina e tij Volkswagen dhe sasia e heroinës.

 

Share: