Dy mjekë në Spitalin Umaid të Jodhpurit në Indi janë filmuar teksa grindeshin brenda sallës, gjatë një operacioni të një gruaje shtatzënë që përfundoi me vdekjen e fëmijës së porsalindur.
Media indiane raportoi se videoja ishte filmuar nga pjesëtarë të stafit të infermiereve. Në të shfaqet gjinekologu Ashok Nainwal teksa grindet me gjuhë të ashpër me anestezistin Mathura Lal Tak teksa gruaja shtatzënë ishte në tryezën e operimit.
“Qëndroni në kufijtë tuaj”, dëgjohet tek thotë Nainwal, ndërsa sipas raportimeve njëri prej mjekëve është larguar nga salla.
Gruaja shtatzënë, e identifikuar vetëm si Anita, u soll me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe iu nënshtrua operacionit, gjatë të cilit ajo humbi fëmijën.
Në video dëgjohen qartë mjekët teksa bërtasin kundër njëri-tjetrit duke diskutuar ashpër në atë që duket si një përplasje egoje.
Sipas “Asian News International”, Gjykata e Lartë e Rajasthanit ka nisur një proces gjyqësor lidhur me incidentin, teksa mjekët janë pezulluar menjëherë nga detyra. Media